A&N - TREPÇA

A&N mposhtë Trepçën, 5 skuadra me pikë të njëjta
27 February, 2022 @15:07
Me fitore bindëse e ka mbyllur takimin ndaj Trepçës skuadra prizrenase A&N.
Këtë takim prizrenasit e fituan me rezultat 3-0, për t’u ngritur kështu në kuotën e 22 pikëve.
Agon Llugiqi, Noumoufa Diarra dhe Liburn Shala ishin treshja golashënuese e skuadrës A&N sot.
Ky rezultat bën që për momentin 5 ekipe të Grupit A në Ligën e Parë të kenë nga 22 pikë, duke lënë kështu gjithçka të hapur në luftën për arritjen e vendit të dytë, që dërgon në Play Off drejt Superligës.
Xhiron e ardhshme skuadra A&N i shkon Vëllaznimit në Gjakovë, kurse Trepça e pret Rahovecin.