TRANSFER
A&N prezenton dy përforcimet e reja
23 June, 2021 @14:13
Skuadra prizrenase nga Liga e Parë, A&N, sot ka prezentuar dy përforcimet e reja.
Ekipit iu bashkuan Albin Shabani dhe Taulant Kiqmari, që të dy të transferuar nga skuadra e Llapit.
Shabani, 19-vjeçar, është sulmues i krahut të djathtë, derisa Kiqmari, po ashtu 19-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit defansiv.
Lojtarët e rinj u prezentuan nga drejtori sportiv i klubit, Genc Tamniku.