ZALGIRIS 68-74 EFES

Foto: AnadoluEfes/fb
Anadolu Efes i sigurtë, vazhdon kryesimin me fitore në Lituani
17 December, 2019 @22:07
Një çerek i parë i fuqishëm dhe pjesë e dytë solide, ka bërë që lideri i Euroligës, Anadolu Efes të kthehet në Stamboll me fitore nga mysafirllëku i vështirë në Kaunas të Lituanisë.
Anadolu Efes mposhti Zalgirisin 68-74 për të shënuar fitoren e 12 të stinorit, derisa Zalgiris po vazhdon me formë jo të mirë pasi që është me bilans 3-11 pas 14 ndeshjeve të stinorit.
Tibor Pleiss ka qenë më i miri te Efesi sonte. Ai dha 18 pikë e 7 kërcime në fitore, ndërsa u dallua edhe Rodrigue Beaubois me 16 pikë e 2 asistime në fitoren e ekipit të drejtuar nga Engin Ataman.
Te Zalgirisi performanca e mirë e Edgaras Ulanovasit me 14 pikë, 7 kërcime e 2 asistime nuk ishte mjaft për të gëzuar Sarunas Jasikeviciusin në fund.