ACADEMIC BULTEX 85-74 PEJA
TOPSPORTI/ A. P.
Bultex mbetet i pamposhtur, Peja mposhtet përsëri
17 December, 2019 @19:07
Skuadra e Pejës nuk ka arritur t’i bëj ballë ekipit bullgar, Academic Bultex, sonte, duke u mposhtur për herë të tretë këtë stinor në BIBL.
Academic Bultex ka shënuar fitoren e pestë nga pesë ndeshje të zhvilluara dhe është lider i pakontestueshëm i BIBL këtë stinor me bilancin aktual 5-0.
Verdhezinjtë janë dënuar keq në çerek të dytë të lojës, kur u mposhtën 30-16, që edhe shkaktoi dallimin kryesor në ndeshje.
Në çerekët tjerë, ndeshja ka qenë e barabartë [I: 18-18, III: 17-20 dhe IV: 20-20] për përfundimtaren 85-74.
Obrad Tomic ka qenë i pakapshëm te vendasit. Ai ka shënuar 10 pikë e 15 kërcime në fitore, ndërsa më efikasi te vendasit ka qenë Shakir Smith me 18 pikë e 7 asistime.
Te Peja, përforcimi i ri Nigel Johnson ka qenë më i dalluari sa i përket pikëve të shënuara. Ai ka shënuar 26 pikë, 6 kërcime e 4 asistime në debutimin e tij në BIBL.
Ndërsa lojtari më i mirë i pejanëve në ndeshje ka qenë kroati Henrik Sirko, që ka dhënë 19 pikë e 9 kërcime në këtë duel.
Pas kësaj ndeshjeje Academic Bultex ka bilans 5-0, ndërsa Peja 2-3.
Dueli i radhës për verdhezinjtë në BIBL luhet më 8 janar, kur presin fqinjtë nga ana tjetër e Bjeshkëve të Nemuna, Ibrin e Rozhajës.
TABELA AKTUALE:
1. Academic Bultex 5-0
2. Ibri Rozhajë 3-1
3. Peja 2-3
4. Rahoveci 1-4
5. Vllaznia Shkodër 1-4