EKSKLUZIVE

Kur po kthehet Lis Shoshi?!
17 December, 2019 @16:30
Qendra e reprezentacionit të Kosovës, Lis Shoshi, që nga shtatori është i lënduar.
Basketbollisti 25 vjeçar nga Peja, së fundi ishte transferuar te ekipi gjerman s.Oliver Wurzburg, por lëndimi i tij me Kosovën në përballje ndaj Shqipërisë, doli më i rëndë sesa që pritej.
Në një bisedë eksluzive me TopSporti.com Shoshi ka bërë të ditur se pas kontrollimeve të fundit që kishte nga mjekët, rikthimi i tij ende nuk është i qartë se kur do të bëhet.
Atij ndoshta i tërë sezoni 2019/20 do t’i shkoj duke u rikuperuar nga lëndimi.
“Nuk dihet ende se kur do të kthehem, por në rastin më të mirë, marsi ose prilli i vitit të ardhshëm mund të jetë opsion,” ka thënë Shoshi.
Shoshi është njëri ndër basketbollistët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës në basketboll, ndërsa është ndër lojtarët e paktë të Kosovës që bën karrierë jashtë vendit.
Ai në Kosovë ka qenë basketbollist i Besës, para se të shkojë në SHBA, ku u kalit te Little Rock, ndërsa më pas u kthye te Prishtina, për të vazhduar përsëri karrierën në arenën ndërkombëtare.
Qendra 211 centimetra e gjatë, gjatë vitit 2018 ka qenë pjesë e ekipit estonez Pieno Zvaigzdes, e më pas kaloi në elitën e basketbollit izraelit ku luajti për Maccabi Ashdodin, prej ku u transferua në Bundesligë te s.Oliver Wurzburg.