DUELI I NATËS NË ATHINË

Anadolu Efes mposht Olympiacosin në Greqi
8 November, 2019 @0:17
Skuadra turke që është në formë mjaftë të mirë Anadolu Efes, ka mposhtur Olympiacosin në cilësinë e mysafirit me rezultat 67-86.
Në çerekun e dytë skuadra turke ishte e pamëshirshme duke shënuar 32 pikë dhe duke pranuar vetëm 11 pikë, gjë që i mundësoi që në vazhdimsinë e lojës të ruaj epërsinë.
Dyshja Micic me 27 pikë dhe Larkin me 24 pikë u kombinuan për 51 pikë në total, duke qenë më efikasët për Efesin.
Te vendasit më efikasi ishte Brandon Paul me 15 pikë.
Me këtë fitore Efes e arriti fitoren e pestë derisa i ka edhe 2 humbje, ndërsa grekët e kanë të kundërtën, 5 humbje e 2 fitore.