VËLLAZNIMI - NEW BASKET

TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Vëllaznimi perfekt, vazhdon pa humbje
7 November, 2019 @22:26
Skuadra gjakovare Vëllaznimi, e kaloi edhe pengesën e New Basketit pa problem.
Vëllaznimi e mposhti kundërshtarin me rezultat 89-47.
Kontrolli i ndeshjes ishte gjatë 40 minutave te skuadra kuqezi, derisa New Basketi ishte kafshatë e lehtë për Vëllaznimin në formë të mirë.
Arion Balluku ishte më i miri te Vëllaznimi me 23 pikë, 9 asistime, 4 topa të rrëmbyer dhe 4 kërcime, derisa mori ndihmë edhe nga amerikani Xavier Newson me 21 pikë e 6 kërcime, dhe Bujar Qeku me 14 pikë të tjera.
Te New Basketi asnjë lojtarë nuk luajti me pikë dyshifrore, derisa u dalluan me nga 9 pikë, Drin Rexha e Lavdim Morina.
Vëllaznimi gjendet në krye të tabelës me 4 fitore e pa humbje, kurse New Basketi ende nuk u njoftua me fitore pas 4 xhirove të luajtura.
Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me AS Prishtinën, kurse New Basketi me Prishtinën e Re.