PAS FITORES SË DYTË
Andersson: U desht të shënojmë më shumë gola
29 March, 2021 @8:53
Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson, në deklaratën e tij pas ndeshjes Kosova-Suedia ka thënë se fitorja e ekipit të tij do të duhej të ishte më e thellë.
Suedia mposhti Kosovën në Fadil Vokrri 0-3 duke marrë 3 pikët e radhës në Grupin B dhe duke dalë në krye të grupit.
“Aktualisht më duket se vetëm golat na munguan. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, ndërsa atë që ndiej është se do të duhej të shënonim më shumë,” ka thënë Andersson.
“Sa i përket rolit të ri të Zlatan Ibrahimovicit në ekip, mund të them se aftësia e tij për tu përfshirë në mënyrën e lojës është impresive. E shfrytëzuam mirë. Shumë është me rëndësi për ekipin, që ai po kontribuon në këtë mënyrë,” ka shtuar Andersson.
Suedia para Kosovës mposhti edhe Gjeorgjinë në grup.