ITALIANI NË TURQI

Andrea Pirlo te Fatih Karagümrük
12 June, 2022 @16:09
Njëri ndër mesfushorët e dalluar të futbollit botëror, që nisi karrierën si trajner te Juventus, Andrea Pirlo ka gjetur punë.
Ai ka arritur marrëveshje me ekipin e Superligës turke, Fatih Karagümrük, ku do të ketë prezantimin më 14 qershor, bëjnë të ditur mediat turke.
Fatih Karagümrük ende nuk ka bërë të ditur kohëzgjatjen e kontratës me Pirlon, ndërsa Pirlo për aq sa punoi te bianconerët në Torino ka fituar një Kupë të Italisë dhe Superkupën.