Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PODUJEVË

Andri Stafa lojtar i ri i Llapit

Foto: KFLlapi/fb

Andri Stafa lojtar i ri i Llapit


20 June, 2022 @23:03

Njëri ndër lojtarët që pritet të jetë pjesë e rëndësishme e ekipit në të ardhmen, Andri Stafa, është bërë anëtar i ri i Llapit sot.

Fituesi i Kupës së Kosovës dhe pjesëmarrësi i Ligës së Konferencës, Llapi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë tre vjecare me mesfushorin ofansiv 20-vjeçar, duke e vlerësuar si një ndër talentët e mëdhenjë të Shqipërisë!

“Andri menjëherë nesër do t’i bashkangjitet ekipit në përgatitje dhe do të jetë përforcim shtesë për repartin e mesfushës para ndeshjeve të rëndësishme ndërkombëtare që skuadra jonë i fillon në muajin korrik,” ka shtuar ndër të tjera KF Llapi në njoftim, derisa Stafa ka nënshkruar kontratën e tij që mban të lidhur me Llapin për tri stinorët e ardhshëm, me afat deri në qershor të vitit 2025.

Stinorin e kaluar Stafa ka qenë i huazuar nga Tirana te KS Burreli, ku ka luajtur përgjatë 2021/22. Tiranasi Stafa ka qenë pjesë e grupmoshave të Tiranës para se të bëhej senior, prej ku bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë e huazuan në ekipin e tij të fundit, ku e kreu stinorin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga