PARA TAKIMIT
Anglezët ndajnë drejtësinë shqiptaro-serbe
13 October, 2014 @21:29
Ndeshja e nesërme ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2016, do të jetë takimi i parë i këtyre vendeve në nivelin senior prej se Serbia doli nga ish Jugosllavia.
Më parë, Shqipëria është takuar me Jugosllavinë ku jugosllavët e atëhershëm kishin fituar 2-0 në Tiranë më 15 maj të vitit 1967 dhe 4-0 në Beograd më 12 nëntor të të njejtit vit.
Sa i përket Grupit I aktual kualifikues, Serbia vendase ka një pikë nga një ndeshje - të fituar ndaj Armenisë në minutën e fundit, derisa kuqezinjtë kanë arritur 4 pikë madhore ndaj dy ekipeve më të forta të grupit sipas vazove, Portugalisë dhe Danimarkës.
“Serbia është skuadra më e fortë e grupit teknikisht dhe sipas llojllojshmërisë së futbollistëve,” kishte thënë ditë më parë tekniku italian i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, andaj ndeshja që pritet Shqipëria ta zhvillojë duhet të jetë e kujdesshme sikurse ndaj Portugalisë.
Në anën tjetër, serbët kanë analizuar në detaje lojën e kuqezinjëve, duke theksuar te krahët Ermir Lenjani dhe Andi Lila, të cilët vrapojnë shumë për të krijuar atë që do De Biasi - transformimin e mbrojtjes së çeliktë në sulm të rrëmbyeshëm.
Drejtësinë në ndeshje do ta ndajë anglezi Mark Atkinson, që edhe njëherë tregon rëndësinë e ndeshjeve të Shqipërisë, pasi që për herë të dytë me radhë në takimet e kuqezinjëve delegohen gjyqtarë me renome nga UEFA-ja.
Takimet e deritashme:
12/11/67 Tiranë | Shqipëria - Jugosllavia | 0-2 | Zambata 22, 56 |
14/05/67 Beograd | Jugosllavia - Shqipëria | 4-0 | Sprečo 44, Osim 48, 82, Lazarević 56 |
Koeficientet e bastoreve:
1 | Serbia fiton - 1.53 | Barazimi - 4.00 | Shqipëria fiton - 8.00 |
Referët:
1 | Kryesor: Mark Atkinson ANG | Ndihmës: Michael Mullarkey ANG | Ndihmës: Stephen Child ANG | I katërti: Peter Kirkup ANG |