UEFA
Anulohet EURO 2020 i të rinjve
21 October, 2020 @15:19
Pasi që dy herë u shtye, tashmë u anulua tërësisht.
Kampionati Europian U19 është anuluar nga UEFA përfundimisht, për shkak të valës së re të coronavirusit që filloi në Evropë.
EURO-ja ishte planifikuar të mbahet në Irlandë të Veriut në korrik të vitit 2020. U shty së pari për nëntor të këtij viti, e më pas për mars të vitit 2021, ndërsa sot edhe zyrtarisht u anulua.