Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CORONAVIRUS

Anulohet finalja parakualifikuese Drita-Linfield

Anulohet finalja parakualifikuese Drita-Linfield


11 August, 2020 @16:53

Dueli final i fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve në mes të Dritës dhe Linfieldit është anuluar sot.

Sipas UEFA-së arsyeja për këtë vendim është marrë pasi që është paraqitur edhe futbollisti i dytë i Dritës pozitiv me COVID-19 dhe kështu i gjithë ekipi është kërkuar të  karantinohet.

“UEFA ka marrë rekomandime nga autoritetet zvicerane për të karantinuar gjithë ekipin e Dritës dhe kështu ndeshja do të jetë e pamundur të zhvillohet në ora 18:00,” ka bërë të ditur klubi i Dritës pak më parë.

Përndryshe, pritet të shihet nëse UEFA do të merr vendim për një datë tjetër të zhvillimit të kësaj ndeshjeje, apo do ta çojë pa lojë Linfieldin përpara në kualifikime.

“Vendimi për fatin e ndeshjes do të mirret në ditët në vijim nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës,” ka mbyllur komunikatën klubi gjilanas, kampion i Kosovës.

Kujtojmë, dje Drita njoftoi se futbollisti që i solli fitoren ndaj Inter Escaladesit Hamdi Namani rezultoi pozitiv me coronavirus, ndërsa Fidan Gërbeshi që kishte dalë pozitiv dy ditë më parë, u testua negativ dje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga