Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I SHQIPËRISË U-19 NËNSHKRUAN ME LLAPIN

Arbër Bytyqi lojtar i ri i Llapit

Arbër Bytyqi lojtar i ri i Llapit


12 January, 2023 @15:39

Llapi ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me futbollistin prizrenas, që ka qenë pjesë e kombëtares U-19 të Shqipërisë, Arbër Bytyqi. Futbollisti që luan në krah të majtë të mbrojtjes, por edhe ka aftësi për të dalë në krah të mesfushës, në tetor të këtij viti mbush 20-vjet.

Bytyqi prej moshës 16-vjeçare ka qenë pjesë e Lacit në Superioren shqiptare, ndërsa së fundi ka luajtur për Tiranën. Ai ka nënshkruar për tri stinorë me Llapin.

“Ish-reprezentuesi i Shqipërisë U-19 nënshkruan për tri-vite me Llapin KF Llapi njofton për marrëveshjen tri-vjeçare me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili në ekipin tonë vjen nga kampioni aktual i Shqipërisë, KF Tirana. Bytyqi, i lindur më 16.10.2003 në Prizren është produkt i Lirisë nga Prizreni. Si 16-vjeçar ai u bashkua me Laçin, me të cilët u paraqit në 22 ndeshje,” ka bërë të ditur KF Llapi në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga