LIPJAN

Arbëria zyrtarizon trajnerin e ri
14 September, 2022 @13:31
Pas largimit të Afrim Krasniqit nga detyra e trajnerit dhe emërimit të Lulzim Gashit në detyrë të përkohshme, Arbëria sot ka zyrtarizuar trajnerin e ri të ekipit që pritet të drejtojë skuadrën deri në fund të këtij stinori.
Ai është Ali Osmani, një emër i njohur që ka punuar në disa skuadra më parë dhe me përvojën e tij pritet të sjellë risi në lojën e dobrajasve.
Në njoftimin për ardhjen e Osmanit në detyrë, Arbëria ka shkruar:
“Kryesia e klubit bën të ditur se ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar Ali Osmani. Osmani ka drejtuar shumë skuadra në karrierën e tij, si: Ramiz Sadiku, Vllaznia, Vitia, Prishtina, etj.”
Përndryshe, Osmani ka qenë edhe zëvendës trajner i Arbërisë në kohën kur skuadra kishte arritur Superligën në 2020/21.
“Klubi i uron mirë se ardhje dhe fat trajnerit,” ka shtuar ndër të tjera KF Arbëria në njoftim.