Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMËROHET SELEKTORI I RI I DARDANËVE U17

Arbnor Morina merr drejtimin e Kosovës U17

Kreu i FFK-së Agim Ademi duke pozuar me përzgjedhësin e posa emëruar të Kosovës U17, Arbnor Morina/ Foto: FFK

Arbnor Morina merr drejtimin e Kosovës U17


31 January, 2023 @15:03

Trajneri i deritashëm i shumë skuadrave kosovare në futboll dhe së fundi i Ferizajit, Arbnor Morina, është emëruar sot si përzgjedhës i ri i Kosovës U17 në futboll.

Njoftimin e ka dhënë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ndërsa Morinës i është uruar sukses në ciklin e ardhshëm kualifikues me shpreat e Kosovës.

“Puna e trajnerit është punë e cila nuk ka pushim dhe nuk ka kufij. Jam i lumtur që jam kthyer aty ku kam qenë prej vitit 2000 deri në vitin 2005. Së bashku me stafin tim do të mundohemi të bëjmë më të mirën që duhet bërë për Kombëtaren U17. Jam i lumtur që po e pasoj Arsim Abazin, i cili është trajner i mirënjohur dhe miku im i vjetër. Do të punojmë shumë në atë drejtim që djemtë tanë t’i bindim që duhet të arrijnë rezultate kulminante, ngase i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës”, ka theksuar Morina.

Kombëtarja e Kosovës U17 në kualifikimet për Euro 2023 është përfshirë në Grupin e 9-të, ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci, më 3, 6 e 9 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga