Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI TE VËLLAZNIMI

Ardit Vokshi, transfer i ri i Vëllaznimit

Ardit Vokshi, transfer i ri i Vëllaznimit


10 July, 2023 @15:57

Pas zyrtarizimit të mbi dhjetë lojtarëve si vazhdime të kontratave për stinorin 2023/24 në kuadër të Ligës së Parë, KF Vëllaznimi sot ka bërë të ditur edhe prurjen e parë të re për edicionin e ri të garave.

FFK ka bërë të ditur se edicioni i ri i Ligës së Parë do të nis më 19 gusht. Ndërsa Vëllaznimi që ka nisur punën për stinorin e ri me trajner Megzon Visokën, pas vazhdimit me: Yll Myrta, Albutrint Morina, Adi Hyla, Agon Stuja, Bernard Kastrati, Arlind Rrustemaj, Getuard Kabashi, Albin Ymeraga, Fatlind Sadiku, Gentrit Bislimi, Driton Haxha, Fluid Syla, dhe Igan Lleshin, sot ka zyrtarizuar edhe Ardit Vokshin.

Ky i fundit vjen prej ekipit të Phoenix që në stinorin e kaluar deri vonë kishte gjasa të mira për të kapur barazhin drejt Superligës, por nuk e arriti. Vokshi luan në pozitë si mbrojtës dhe atë të krahut të majtë.◼️


 
Të gjitha lajmet nga