CHAMPIONSHIP

Foto: BurnleyFC/fb
Arijanet Muric i Burnleyt, kontrata dhe shuma
22 July, 2022 @21:02
Porteri i parë i reprezentacionit të Kosovës, Arijanet Muric, edhe zyrtarisht është prezantuar te ekipi që ra nga Premier Liga në stinorin e kaluar, Burnley.
Burnley do të garojë në Championship këtë stinor, ndërsa Arijanet Muric është bërë ardhja e tetë e skuadrës që drejtohet nga Vincent Kompany - ish-bashkëlojtar i Muricit te Manchester City, prej ku edhe e bleu Burnley lojtarin.
“Tash jam 23-vjeçar dhe mendoj se është koha e duhur për kthim në futbollin anglez. Mezi pres fillimin e stinorit të ri,” ka thënë Muric për faqen zyrtare të Burnleyt, pas prezantimit të tij.
Edhe belgu Kompany ka thurrur lëvdata për Muricin, duke thënë se ai është i gjatë dhe me shumë cilësi, që do të jetë shtesë e mirë për ekipin e portierëve të skuadrës.
Arijanet Muric ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me ekipin e Burnleyt, ndërsa klubi i tij i ri ka paguar rreth 3 milionë funta në llogari të Manchester Cityt për t’ia marrë kartonin.