Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E RADHËS

Arjan Abazi sjell fitoren e Vjosës

Arjan Abazi sjell fitoren e Vjosës


9 April, 2023 @22:46

Vjosa ka vazhduar me rezultate të mira, ndërsa ka shënuar fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit të Ligës së Parë Grupi B, pasi që sot mposhti Ramiz Sadikun në Shtime, për të kapur tri pikë të reja.

Golin e vetëm dhe të fitores për Vjosën e shënoi Arjan Abazi, që tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 50 të ndeshjes, për përfundimtaren Vjosa 1-0 Ramiz Sadiku [Arjan Abazi 50].

Fitorja, bën që Vjosa me 21 ndeshje të mbetet e pesta në renditje por tash me 34 pikë, karshi kundërshtarit që është i shtati me vetëm 19 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë