Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISH TRAJNERI I PRISHTINES

Armend Dallku kalon te Dukagjini

Foto: prishtinafc.com

Armend Dallku kalon te Dukagjini


8 October, 2020 @11:52

Ish futbollisti i kombëtares shqiptare dhe ish trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, është zyrtarizuar sot si trajner i ri i Dukagjinit të Klinës.

Vetëm disa ditë pas dorëheqjes së dhënë nga Severin Elezaj prej postit të kryetrajnerit të skuadrës, ekipi nga Klina ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me Dallkun për të marrë timonin e skuadrës në luftën e tyre këtë edicion drejt rikthimit në Superligë.

“Pas largimit të trajnerit klinas Severin Elezaj, klubi ka arritur akordin me ish trajnerin e Prishtinës Armend Dallku i cili do ta drejtojë skuadrën tonë deri në fund të stinorit 2020/21. Pjesë e shtabit teknik të Dallkut do të jetë edhe ish trajneri kondicional i Prishtinës, Artan Luzi,” ka bërë të ditur njoftimi i klubit.

Dukagjini i ka uruar mirë se ardhje dyshes që do të drejtojë skuadrën në vazhdim ta kampionatit. Deri tash në Ligë të Parë A të Kosovës Dukagjini ka arritur të shënojë, 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, nga tre xhiro sa janë zhvilluar.

Vetëm fituesi i Ligës siguron Superligën, ndërsa vendi i dytë do të duhet të luajë PlayOff të dyfishtë për të arritur elitën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë