GJILANI
Armend Halili blindohet deri më 2022
6 August, 2020 @20:39
Mbrojtësi i krahut të majtë, Armend Halili, ka vazhduar kontratën me Gjilanin.
Halili do të jetë deri më 2022 pjesë e nënkampionit të Kosovës.
Armendi është pjesë e Gjilanit që nga stinori 2018.
Gjilani për herë të parë në histori të klubit ka siguruar dalje në gara evropiane.
“Skifterat” do të jenë pjesë e parakualifikimeve për Europa League.