Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIERI PRIZRENAS

Armend Rugji kalon te Fushë Kosova

Armend Rugji kalon te Fushë Kosova


21 July, 2022 @9:08

Njëri ndër portierët me përvojë prizrenas, Armend Rugji, është zyrtarizuar dje si portier i ri i Fushë Kosovës, që garon në Ligë të Parë Grupi B.

Pas aventurave që kishte te Ballkani, Phoenix (ish-Onix) dhe së fundi Vushtrria, Rugji 36-vjeçar do të jetë gardian i Pampurëve në stinorin 2022/23.

KF Fushë Kosova i ka dëshiruar mirë se ardhje ish-portierit të dikurshëm të Lirisë  së Prizrenit, ndërsa Rugji veçse i është bashkuar stërvitjeve me ekipin e tij të ri.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me gardianin Armend Rugji. Portieri me përvojë, pjesë e disa klubeve, Liria, Ballkani, Onix, Vushtrria, ka vendosur që stinorin e ri të vazhdojë me Fushë Kosovën. Armend Rugji i është bashkangjitur klubit në fazën përgatitore. I dëshirojmë mirë se ardhje në familjen bardhekaltër,” ka shkruar njoftimi i plotë i ekipit të Fushë Kosovës, në llogarinë e tyre në Facebook.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë