Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Arsenal i interesuar për Konaten

Foto: Pinterest

Arsenal i interesuar për Konaten


4 March, 2021 @14:35

Arsenali po mendon për një lëvizje në mbrojtje gjatë afatit të verës.

Mosha e shtyer e David Luiz, mosbindja e Calum Chambers, si dhe largimet në formë të huazimit të Konstantinos Mavropanos dhe Shkodran Mustafit, kanë bërë që Gunners t’i kthejnë sytë nga mbrojtësi i Leipzig, Ibrahima Konate.

Sipas Daily Mail, trajneri Arteta po mendon që të krijojë një mbrojtje konkurruese me lojtarët aktualë si Pablo Mari, Gabriel Magalhaes, Rob Holding, si dhe duke ia shtuar këtyre edhe transferimin e mbrojtësit Konate.

Ndërsa, mbetet të shihet nëse Arsenali vendos që ta shesë mbrojtësin William Saliba, i cili është i huazuar tek Nice, apo francezi do të jetë pjesë e planeve të teknikut spanjoll.

Arsenali nuk po kalon stinor të mirë në Premier League, pasi që renditet në vendin e dhjetë momentalisht, ndërsa në Europa League janë në 1/8-ën e finales ku do të përballen me grekët e Olympiacos.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League