Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GARA PËR TALENTIN

Arsenali rivalizon Realin për supertalentin francez

Arsenali rivalizon Realin për supertalentin francez


11 May, 2021 @17:37

Gjiganti nga Premier League, Arsenal, ka hyrë në garë për ta transferuar mesfushorin e talentuar të skuadrës franceze Rennes, Eduardo Camavinga.

Talenti 18-vjeçar është bërë një ndër yjet më të mëdhenj në Ligue 1, gjatë këtyre dy stinorëve të fundit.

Më herët ishte përfolur që Reali është favoriti kryesor për ta transferuar mesfushorin për edicionin 2021/22, por sipas Le10 Sport, tani edhe topxhinjtë janë futur në garë.

Por londinezët do të mund të kishin problem të bëjnë këtë transferim, nëse nuk arrijnë të sigurojnë kualifikimin në garat evropiane, pasi që në një situatë të tillë buxheti i trajnerit Mikel Arteta për transferime do të ishte shumë më i vogël.

Camavinga së fundi ka refuzuar zgjatjene kontratës me skuadrën e tij, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Vlera e futbollistit aktualisht sillet rreth 65 milionë euro.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League