S'KA FITORE PËR RAHOVECIN
As me trajnerin e ri, s’ka fitore ndërkombëtare për liderin e Superligës
12 November, 2019 @19:14
Rahoveci nuk ka arritur të shënojë fitore as në ndeshjen e tretë të BIBL-it. Lideri i Superligës së Kosovës, që në vend po tregon lojëra të mira dhe është mposhtur vetëm njëherë, nuk ka arritur që as në tentimin e tretë të shënojë fitore në BIBL.
Vreshtarët janë mposhtur sonte nga skuadra bullgare, Academic me rezultat të thellë, 95-78.
I tërë dallimi në ndeshje u bë në çerekun e dytë, kur Academic kapi serinë e mirë dhe ndali Rahovecin në 12 pikë, derisa shënoi 27. Pjesa e dytë e ndeshjes kaloi barabartë, por diferenca e krijuar nga pjesa e parë - vendosi përballjen.
Alban Veseli me 19 pikë qe më efikasi te Rahoveci sonte, derisa Chris Bradford u ndal në 12 pikë, 6 asistime e Justin Gray në 16 pikë e 4 asistime.
Academic ndërkaq, sonte luajti ndeshjen e parë të stinorit në BIBL dhe arriti fitore. Shakir Smith me 20 dhe Vasil Bachev me 19 pikë ishin më efikasit te ekipi fitues.
TABELA AKTUALE E BIBL:
1. Ibri 2-0
2. Peja 1-0
3. Academic 1-0
4. Vllaznia 0-1
5. Rahoveci 0-3.