AS PRISHTINA - BOREA

AS Prishtina mbyll vjeshtën në vendin e dytë
13 December, 2019 @22:04
Skuadra e AS Prishtinës, duke e mposhtur Borean me rezultat 101-72, e përfundoi stinorin vjeshtor në pozitën e dytë.
Djelmoshat e trajnerit Valentin Spaqi, nga fillimi e deri në fund të ndeshjes ishin në epërsi dhe kështu e regjistruan fitoren e radhës.
Dion Haxhosaj ishte më i miri te skuadra prishtinase me 29 pikë e 8 kërcime, derisa u veçuan edhe Drin Makolli me 22 pikë dhe Rron Kurti me 20 pikë të tjera.
Te Borea u dalluan Leon Limoni me 14 pikë dhe Aron Laja me 13 pikë.
AS Prishtina me 6 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë në Ligën e Parë, kurse Borea me 1 fitore e 7 humbje në pozitën e fundit të tabelës.