KERASAN PRISHTINA - DRITA

Drita siguron TOP 3-shen për stinorin vjeshtor
13 December, 2019 @21:12
Skuadra gjilanase, Drita, e kishte nisur stinorin me 2 humbje, por më pas erdhi këndellja dhe e siguruan TOP 3-shen për stinorin vjeshtor.
Drita në ndeshjen e fundit të gjysmëstinorit e mposhti Kerasan Prishtinën me rezultat 78-104.
Bardh Jakupi shkëlqeu me 36 pikë, 12 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Laurant Ibrahimi me 22 pikë dhe Qëndrim Demi që luajti me triple-double prej 16 pikëve, 11 kërcimeve e 11 asistimeve.
Te Kerasan Prishtina me nga 22 pikë luajtën Endrit Berisha dhe Diart Gashi.
Drita ka bilanc prej 5 fitoreve e 3 humbjeve, derisa Kerasan Prishtina me 3 fitore e 5 humbje gjendet në pozitën e shtatë.