MAVS - PISTONS

Doncic përsëri me arritje historike
13 December, 2019 @11:45
Në ndeshjen e luajtur në Meksikë, në mes të Dallas Mavericksit dhe Detroit Pistons, që përfundoi me fitoren e Dallasit me rezutalt 122-111, talenti slloven Luka Doncic përsëri ishte në skenë.
Doncic shkëlqeu me 41 pikë, 12 kërcime e 11 asistime dhe u bë lojtari i parë në histori të NBA-së, që arriti shifrat triple-double në një ndeshje të luajtur jashtë Amerikës e Kanadasë.
Dallasi aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore me 17 fitore e 7 humbje.