ISTOGU - VUSHTRRIA

Zeqiri i sjell Vushtrrisë fitoren në sekondat e fundit
13 December, 2019 @20:35
Vushtrria me shënimin e Parart Zeqirit në sekondat e fundit të ndeshjes, e mposhti Istogun me rezultat 70-72.
Zeqiri edhe pse luajti vetëm me 4 pikë, 2 pikët e shënuara në fund të ndeshjes mjaftuan për fitoren e Vushtrrisë.
Albion Imeri me 23 pikë dhe Lirak Dervishi me 11 pikë ishin të vetmit te Vushtrria me pikë dyshifrore.
Te Istogu u dalluan Diamant Shabani me 22 pikë e 12 kërcime, Mirlind Zekaj me 19 pikë dhe Andi Kabashi me 13 pikë të tjera, por nuk mjaftuan performancat e tyre për fitore.
Vushtrria me këtë fitore fillon të shpresojë në Play Off. Aktualisht i ka 3 fitore e 5 humbje dhe gjendet në pozitën e gjashtë, derisa Istogu e mbylli stinorin vjeshtor me 4 fitore e 4 humbje.