Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

Asisti i Rexhbeçajt sjell fitoren në fund

Asisti i Rexhbeçajt sjell fitoren në fund


20 January, 2021 @23:25

Elvis Rexhbeçaj ishte njëri ndër shkaktarët kryesorë që skuadra e tij, Koln, arriti t’i marrë tri pikë në udhëtim kundër Schalkes 04 në kuadër të Bundesligës gjermane.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova asistoi me një pasim të bukur në thellësi për të shënuar në minutën 90’+3 nga Jan Thielmann për rezultatin 1-2, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Golat e tjerë u shënuan nga mbrojtësi Rafael Czichos (31’) për Kolnin dhe sulmuesi Matthew Hoppe (57’) për Schalken.

Rexhbeçaj në këtë ndeshje ishte inkuadruar në minutën 72’.

Për kosovarin ky është asistimi i dytë për sivjet në Bundesligë.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga