GRUPI C

Evgeni Potsnikov në duel me Fernando Torresin gjatë përballjes së sotme në Kazakistan/ Foto: uefa.com
Astana ndal edhe Atleticon
3 November, 2015 @18:14
Skuadra që po shënon stinorin e parë debutues në Champions League, Astana nga Kazakistani ka arritur të ndalë edhe Atletico Madridin për të nxjerrë pikën e dytë në Grupin C.
Ndeshja ka përfunduar pa gola, derisa ekipi debutues në Ligë të Kampionëve pas Galatasarayit (2-2) ka marrë edhe një pikë, duke u mbajtur si arrë e fortë në shtëpi dhe duke mos pësuar si vendas.
Me këtë barazim, Atletico jep mundësinë që Benfica të dalë në vend të parë të Grupit C nëse e mposht Galatasarayin më vonë, derisa Astana ende mban shpresat gjallë për kualifikim teorik.
Rezultatet e Grupit C, sonte
18:00 | Astana - Atletico Madrid | 0-0 | |
20:45 | Benfica - Galatasaray | -:- |
TABELA E GRUPIT C:
1 | Ateltico Madrid SPA | 7 pikë | 4 ndeshje | |
2 | Benfica POR | 6 pikë | 3 ndeshje | |
3 | Galatasaray TUR | 4 pikë | 3 ndeshje | |
4 | Astana KAZ | 2 pikë | 4 ndeshje |