Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI 2-2 BUDUCNOST

Atmosferën e mirë, Llapi s’arrin ta shpërblejë as me fitore

Fotot: KFLlapi/fb

Atmosferën e mirë, Llapi s’arrin ta shpërblejë as me fitore


14 July, 2022 @22:03

Fitorja 2-0 në ndeshjen e parë e Buduçnostit ndaj Llapit tha shumëcka për çiftet në duelin e rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, por gjithsesi pak ndezja e situatës në Podgoricë, pak nxitja në Kosovë, bëri që atmosfera në Fadil Vokrri të jetë fantastike për një rikthim të mundshëm.

Por, kjo nuk ishte as afër të ndodhë me lojën që u shfaq në fushë, ku Buduçnosti dukej sikur mund të shënonte në secilin sulm më të organizuar, dhe me dy herë kapjen e epërsisë në lojë coi ndeshjen deri në fund sigurt, e llapjanët nuk e arritën as fitoren sa për prestigj përkundër eliminit, duke dështuar të shënojnë penalltinë në fund të ndeshjes me Festim Alidemën dhe kështu, me 2-2 [Alef Firmino 45p., Albion Kurtaj 71 - Viktor Djukanovic 23, 64] sonte, malazezët shkuan tutje, ndërsa ëndrra evropiane për Llapin nuk arrin të kalojë as rrethin e parë kualifikues as për të dytin vit me radhë në pjesëmarrëje.

Ekipi i Aleksandar Nedovicit dy herë kapi epërsinë 0-1 dhe 1-2, ndërsa Llapi dy herë barazoi për këtë rezultat dhe e tëra që arriti deri në fund ishte mundësia për fitore. Por zënvedësuesi Alidema nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë dhe kështu, Llapi mbeti pa fitore në këto duele duke u eliminuar nga garat evropaine.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League