KOMBËTARJA
Austria, kundërshtarja e marsit
3 February, 2016 @11:09
Shqipëria do ta shfrytëzojë datën e lirë të muajit mars për ta zhvilluar ndeshjen miqësore e Austrinë.
Federata Shqiptare e Futbollit sot ka bërë të ditur se Austria do të jetë kundërshtari i kuqezinjëve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ernst Happel” të Vjenës më 26 mars në ora 17:30.
Përfaqësuesja e Austrisë gjithashtu është e kualifikuar në Kampionatin Europian dhe gjendet në grupin F së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë.