PRET FTESËN
Avdijaj gati për kuqezinjtë
16 March, 2016 @10:23
Sulmuesi 19 vjeçar i Schalkes, Donis Avdijaj, që tashmë dy stinorë po kalitet te Sturm Graz i Austrisë është shprehur të jetë i gatshëm që t’i ndihmojë kuqezinjëve në EURO 2016.
Në një bisedë me Sport Bild ai e ka bërë të ditur këtë, transmeton Supersporti sot.
“Futbollistët që e kualifikuan Shqipërinë në EURO 2016 meritojnë të jenë atje, mirëpo, nëse skuadra ka nevojë për mua, unë jam gati,” është cituar të ketë thënë Avdijaj.