VINCENT KOMANY
Një muaj jashtë
16 March, 2016 @8:25
Kapiteni dhe shtylla e mbrojtjes së Manchester Cityt, Vincent Kompany, do të mungojë për një muaj pas lëndimit të pësuar mbrëmë në përballjen që Manchester City e zhvilloi ndaj Dynamo Kievit.
“Problemi i njejtë është paraqitur përsëri në muskulin e tij,” ka thënë trajneri Manuel Pellegrini pas kualifikimit të Cityt për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kompany 29 vjeç ka arritur të startojë në vetëm 13 ndeshje të Premier Ligës këtë stinor, ndërsa që nga viti 2008 ai është lënduar 14 herë në muskul.