MANCHESTER CITY
Kualifikim në heshtje, çerekfinalja e parë
15 March, 2016 @22:45
Ndeshja në Etihad u mbyll pa gola, mirëpo avantazhi përmes fitores së arritur në Kiev me rezultat 1-3, bën që City të kalojë në çerekfinale të Champions Leagues. Kjo do të jetë hera e parë që klubi i Manchester Cityt e arrin këtë gjë dhe njëkohësisht City mund të jetë e vetmja skuadër angleze në çerekfinale këtë sezon, me Chelsean e eliminuar e me Arsenalin shumë afër eliminimit.
Përkundër faktit që në fushë pati formacionin më të mirë, skuadra e Pellegrinit pati vetëm një goditje në portë. Megjithatë, ata u mbrojtën mirë dhe synimi kryesor u arrit. I vetmi lajm shqetësues për Pellegrinin mund të jetë lëndimi i dyshes së mbrojtjes Kompany-Otamendi, të cilët u detyruan të largohen për shkak të lëndimeve që në 30 minutat e para të ndeshjes.
Në çerekfinale, City i bashkangjitet Realit, Wolfsburgit, Parisit dhe Benficës. 3 çerekfinalistët e tjerë mbetet të përcaktohen në 24 orët e ardhshme.