NDËRRIME NË SHTABIN TEKNIK
Vëllaznimi rikthen Shengylin trajner
15 March, 2016 @19:28
Trajneri i deritashëm i skuadrës së Gjakovës, Vëllaznimi, Arsim Gojani nuk do të ushtrojë këtë detyrë më.
Në marrëveshje me skuadrën ata kanë ndërprerë bashkëpunimin e deritashëm, ndërsa në vend të tij pritet të arrijë trajneri prizrenas, Skender Shengyli, ka shkruar Zëri sot.
Me fillim në ora 11 nesër në zyret e Vëllaznimit do të prezentohet trajneri i ri i skuadrës.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Vëllaznimi në dy xhirot e para të stinorit pranveror është mposhtur. Këto dy ndeshjet kuqezinjtë i kishin zhvilluar si mysafir, ndaj Ballkanit dhe KEK-ut.
Xhiron që vjen, Vëllaznimi përballet me Fushë Kosovën në Gjakovë.
Aktualisht, ata janë në pozitën e dhjetë të Ligës së Parë dhe larg objektivit të tyre, kthimit në Superligë.