DY EKIPE PËR TITULL
Besiktasi lider përsëri
15 March, 2016 @21:20
Besiktas i drejtuar nga Senol Gunes ka marrë lidershipin e Superligës turke pas 25 xhirove të zhvilluara. Skuadra bardhezi nga Stambolli ka lënë pas rivalin e ashpër Fenerbahçen, duke pas një pikë më shumë se ata pas 25 xhirove të kryera.
Besiktas sonte ka shënuar fitore ndaj Trabzonit si mysafir me golat e Mario Gomezit dhe Olcay Sahanit për të fituar 0-2 në Avni Aker.
Golat e Besiktasit erdhën në 15 minutat e fundit të ndeshjes dhe mjaftuan për mesjavë të rehatshme para dueleve të radhës që do të përcaktojnë fituesin e titullit të kampionit në Turqi.
Kampioni i ri
Këtë stinor, Turqia do të ketë kampion të ri, pasi që Galatasaray xhiro më parë ka dështuar të ndjek kreun e tabelës dhe tashmë Besiktas me 60 pikë nga 25 ndeshje dhe Fenerbahçe me 59 pikë nga po aq ndeshje janë dyshja që do të luftojë për titull kampioni.
Shqiptarët në Europë
Në pozitën e tretë është Konyaspori i Alban Mehës me 46 pikë, ndërsa i katërti është Istanbul Basaksehir i Sokol Cikalleshit me 40 pikë të tubuara pas këtyre xhirove.