Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DONIS AVDIJAJ

Avdijaj për herë të parë titullar te AEL-i

Avdijaj për herë të parë titullar te AEL-i


3 March, 2021 @19:47

Futbollisti i cili është në kërkim të formës së dikurshme, Donis Avdijaj, sot ka pasur paraqitjen e parë si titullar te skuadra e tij e re, AEL Limassol.

Avdijaj ka startuar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Qipros përballë skuadrës Nea Salamis, që përfundoi me fitoren 2-0 të AEL-it.

24-vjeçari para kësaj ndeshjeje ka pasur 4 paraqitje në kampionatin qipriot me AEL-in, në të cilat është paraqitur si zëvendësues.

Avdijaj është transferuar te AEL-i në këtë janar nga skuadra holandeze, FC Emmen.


 
Të gjitha lajmet nga International