Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - SHKUPI

Aventura evropiane e Llapit, përfundon në Shkup

Aventura evropiane e Llapit, përfundon në Shkup


15 July, 2021 @22:03

Llapi ka arritur të shënojë golin e parë në gara evropiane dhe kjo falë zëvendësuesit të transferuar këtë verë, Drilon Fazliu, që shënoi për të barazuar 6 minuta para fundit të ndeshjes për përfundimtaren 1-1 [Drilon Fazliu 84 - Ali Adem 78].

Iniciativë e fuqishme e Llapit u pa në pjesë të parë të ndeshjes, duke insistuar për gol në të gjitha mënryrat, por asnjëri nga lojtarët s’mundi ta çojë topin në rrjetë të portierit shumë të mirë sonte, Kristijan Naumovski.

Adem Maliqi ishte më i dalluari te Llapi përgjatë pjesës së parë, por goli s’erdhi. Në pjesë të dytë, prej minutës së 60 të ndeshjes u vërejt lodhja te ekipi i Tahir Batatinës dhe kështu dalëngadalë Shkupi mori kontrollin e ndeshjes derisa shënoi nga një kundërsulm, për të vulosur fatin e ndeshjes, pasi që kishin epërsinë nga ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup 2-0.

Për të bërë gjërat edhe më keq për Llapin u përkujdes Benjamin Emini, që u ndëshkua me të kuq, pas një incidenti me Abdoul Rëatubyaye dhe kjo bëri që llapjanët të bien.

Në anën tjetër, trajneri Goce Sedloski me kujdes bëri ndërrimet dhe freskia që solli me Blerton Shejin dhe Ali Ademin vendosi lojën.

Kështu, Llapi përshëndetet nga garat evropiane në stinorin debutues të tyre, duke u eliminuar që në xhiron e parë të Ligës së Konferencës, ndërsa Shkupi me rezultat të përgjithshëm 1-3 shkon tutje.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League