JASIR BAJRAMI
Bajrami: E shkruam historinë
3 June, 2017 @19:35
Njeriu më meritor i inkuadrimit të Vllaznisë në Superligë, pa dyshim se është portieri i kësaj skuadre, Jasir Bajrami, i cili bëri pritje të rëndësishme në ekzekutimin e penalltive.
Bajrami, pas ndeshjes tha se futbollistët e Vllaznisë e kanë shkruar historinë duke u inkuadruar për herë të parë në Superligë.
“Këto ndjenja nuk përshkruhen. Nuk di si t’i përshkruaj sepse Vllaznia e Pozheranit për herë të parë inkuadrohet në Superligë. Ky është një klub 44 vjeçar dhe tani historinë e shkruam ne. Ne ndoshta edhe pas shumë viteve do të përmendemi si heronjë të Vllaznisë së Pozheranit,” tha portieri Jasir Bajrami, për Supersport.