MEDIAT NGA LIVERPOOLI IA VËNË SYRIN SULMUESIT SHQIPTAR
Balaj, Lewandowski i ardhshëm
15 November, 2015 @16:24
Liverpool ka vënë në radar sulmuesin e Rijekës dhe të kombëtares shqiptare, Bekim Balaj, ka bërë të ditur sot faqja e zonës së transfereve të këtij ekipi nga Premier League.
Ekipi nga Anfield Road ka shkruar se Balaj ka potencial të bëhet Robert Lewandowski i ri nën drejtimin e Jurgen Kloppit, ndërsa vetë sulmuesi shkodran ka shënuar 16 gola në 29 paraqitje për ekipin kroat.
Balaj është sulmues shumë i ngjajshëm me Lewandowskin, i kompletuar, ka shpejtësi, fuqi, instinkt dhe nuhatje për gol, ka shkruar ndër të tjera kjo për sulmuesin kuqezi që u bë i famshëm me golin e shënuar në fitoren e Shqipërisë ndaj Portugalisë në përballjen e parë të fazës kualifikuese për EURO 2016.