SONTE NJËRA MERR BILETËN PËR EURO 2016
Hungaria apo Norvegjia?
15 November, 2015 @11:53
Sonte luhet përballja e dytë e Play-Offit për EURO 2016 ndërmjet Hungarisë dhe Norvegjisë në Budapest. Hungaria krijoi epërsi me fitoren e shënuar në Oslo tre ditë më parë dhe tashmë pret që me një lojë të mirë dhe mbrojtje të rezultatit të arritur të arrijë Kampionatin Europian për herë të parë pas 44 viteve.
Hungaria për më tepër në këtë ndeshje kishte mposhtur Norvegjinë pas 30 viteve. RAPORTI I NDESHJES SË PARË
Norvegjia në anën tjetër përkundër lojës së mirë dhe rasteve të krijuara assesi nuk arriti të kalojë portierin Gabor Kiraly dhe tashmë gjithçka duhet të bëj sonte në Budapest për të arritur në Europianin e parë pas EURO 2000 në Belgjikë e Holandë.
Hungaria për herë të fundit në Kampionat Botëror është kualifikuar në vitin e largët 1986 kur Botërori u organizua në Meksikë, ndërsa Kupën e Botës e kishte fituar Argjentina e Diego Maradonës.
Ndërsa në Kampionat Europian nuk është kualifikuar që nga viti 1972, kampionat ky që u mbajt në Belgjikë.
Norvegjia në anën tjetër, në Kampionat Botëror për herë të fundit ka qenë në Franca 1998, ndërsa Europiani i fundit për ta ka qenë Belgjika dhe Holanda 2000.