EUROPIANI VIHET NË DYSHIM
Thirrje të mos anulohet EURO 2016
15 November, 2015 @10:23
Kampionati Europian Franca 2016 mund të mos mbahet fare, ose edhe të shtyhet, kanë bërë të ditur mediat franceze sot.
Duke folë me organizatorin e europianit, Radio RTL ka bërë edhe këtë pyetje drejt tij, por përgjigjja që ka marrë gazetari ka qenë befasuese.
“Rreziku ka shkuar një nivel më lartë sesa që ka qenë në janar të këtij viti,” ka thënë shefi organizativ i EURO 2016, Jacques Lambert për radion në fjalë.
Mirëpo, ai mendon se EURO 2016 nuk duhet të anulohet assesi përkundër shtimit të rrezikut, duke cekur se siguria në stadiume është jashtëzakonisht e lartë në nivel, por rreziku qëndron në vende spontane, ku mendja nuk i shkon njeriut.
Kryeqyteti i Francës, Parisi u godit ditë më parë nga sulme terroriste papritur dhe atë afër stadiumit ku luanin Franca - Gjermania miqësoren në datat e lira nga UEFA e FIFA.
Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një ngjarje kaq të madhe futbollistike në histori të vendit.
Franca 2016 është paraparë që të fillojë më 10 qershor 2016 dhe të mbahet deri më 10 korrik 2016.