FIASKOJA E RADHËS PËR SERBINË
Kriza serbe, Matic kërcënon
15 November, 2015 @10:50
Humbja poshtëruese e radhës për Serbinë të premten nga Çekia 4-1 në Ostrava ka qenë kapak për mesfushorin e Chelseat dhe kapitenin e reprezentacionit serb, Nemanja Matic.
Ai ka kërcënuar se seriozisht do ta lë përfaqësuesen serbe pasi që bashkëlojtarët sillen si të ishin në pazar dhe aspak nuk iu intereson loja ose vendi.
“Kur na u vë në pyetje reputacioni personal në përballje ndaj Shqipërisë, të gjithë ishin mobilizuar dhe mendova se tash u kthyem, por më kot, të gjithë janë aty për interesa personale dhe askush s’ka zemër e shpirt në lojë. Këtë e vërtetova në ndeshjen e fundit ndaj Çekisë.” ka thënë Matic, transmeton Eurosport sot.
Serbia ka përjetuar fiasko të vërtetë në kualifikime për EURO 2016, derisa tashmë mungon radhazi në tre ngjarjet e fundit të mëdha pas EURO 2012, Brazili 2014.