NË MITROVICË
Baliqi shkëlqen, Trepça afër Superligës
17 April, 2016 @20:12
Edhe 7 xhiro pa përfunduar stinori në Ligën e Parë të Kosovës, Trepça ka shënuar fitore rutinore ndaj Fushë Kosovës sot në Mitrovicë 3-0, për të ruajtur kreun në Ligën e Parë.
Ekipit mitrovicas, Emin Baliqi i ka dhënë shtytje, ku lojtari me përvojë të madhe ka shënuar dy herë për fitoren e ekipit, derisa fatin e takimit e vulosi Ardian Muja.
Me këtë fitore, Trepça tashmë është 7 pikë larg vendit të tretë, ndërsa me këtë ritëm asaj i duhen edhe 5 fitore për të siguruar matematikisht Superligën.