KONTRATË AFATGJATE

Ballkani blindon Kaprën
11 June, 2023 @22:17
Kontratë afatgjate për futbollin e Kosovës, ndërsa Ballkani ka siguruar edhe për tre stinorë futbollistin Albin Kapra.
Mbrojtësi 23-vjeçar, që mund të luajë në disa pozita ka pasur nëntë paraqitje këtë stinor në Superligë me Ballkanin, mirëpo aftësitë e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur mirë nga drejtuesit e skuadrës, të cilët bënë që ai të jetë pjesë e suharekasve deri më qershor të vitit 2026.
“Edhe për 3 vjet të tjera, futbollisti Albin Kapra do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat e FC BALLKANIT. Lojtari me kualitete fantastike si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në atë sulmuese, do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026. Klubi i uron Albinit edhe shumë suksese të përbashkëta në arritjen e synimeve tona.” — ka shkruar ekipi kampion i Kosovës në njoftimin e lëshuar sonte.
Ballkani këtë verë do të garojë në kualifikime të Ligës së Kampionëve.◼️