Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AVENTURA RUMUNE

Ballkani është nisur për Rumani

Pamje nga momenti i nisjes së kampionëve të Kosovës drejt Rumanisë/ Foto: FCBallkani/fb

Ballkani është nisur për Rumani


2 November, 2022 @15:12

Ekspedita suharekase është nisur për në Rumani, derisa Ballkani nesër mbrëma do të zhvillojë duelin e fundit të fazës grupore ndaj CFR Clujit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të luhet me fillim prej orës 18:45 me kohën tonë lokale, ndërsa stadiumi Constantin Radulescu pritet të jetë i mbushur pasi që ekipi rumun po kërkon kualifikimin në fazën pranverore të garës.

Cluj vs. Ballkani

Përballja e parë e zhvilluar mes Ballkanit dhe Clujit në Fadil Vokrri kishte përfunduar me barazim, 1-1, kur rumunët kishin shënuar në fund të ndeshjes pas një gabimi të portierit dhe mbrojtjes së kampionëve të Kosovës.

TABELA AKTUALE : : :


: : : Pas 5 xhirosh:

1. Sivasspor 10 pikë
2. Cluj 7 pikë
3. Slavia 7 pikë
4. Ballkani 4 pikë.

Më 3 nëntor takohen: Cluj-Ballkani dhe Slavia-Sivas.



i:

Ballkani është eliminuar në xhiron e kaluar dhe nuk ka gjasa për të kaluar tutje nga grupi,

 
Të gjitha lajmet nga Conference League