Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - GJILANI

Ballkani mban kreun, “largon” Gjilanin

Ballkani mban kreun, “largon” Gjilanin


22 November, 2019 @15:00

Dy skuadrat që e ndanin kreun e tabelës me pikët e barabarta, Ballkani e Gjilani, u takuan sot në Suharekë.

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 16, Ballkani e mposhti kundërshtarin me rezultat 2-1 dhe mbeti i vetmuar në krye të tabelës.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga lojtari në formë, Blend Baftiu. Pas një harkimi nga Artur Magani, Baftiu goditi me kokë dhe e tundi rrjetën e portierit të Gjilanit Kenan Haxhihamza në minutën e 14’.

Epërsinë Ballkani e dyfishoi përmes një eurogoli nga Jetmir Topalli. Në minutën e 23’. Topalli gjuajti nga distanca dhe shënoi një prej golave më të bukur në Superligë deri më tani.

Më pas, në minutën e 37’, Gerhard Progni e ngushtoi epërsinë në 2-1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Rasti i parë serioz në pjesën e dytë erdhi nga Blend Baftiu, i cili e goditi shtyllën në minutën e 73’, derisa në minutën e 85’ me të kuq u ndëshkua trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi. Munishi për herë të dytë në këtë sezon ndëshkohet me karton të kuq.

Në minutat e mbetura Gjilani tentoi disa herë ta barazojë rezultatin, por tentimet ishin të pasuksesshme dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.

TABELA AKTUALE

Kështu, Ballkani me 34 pikë gjendet në krye të tabelës, derisa Gjilani me 31 në vendin e dytë.

Në xhiron tjetër, suharekasit takohen me Vushtrrinë, kurse gjilanasit me Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga