Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONI I KOSOVËS PARA DUELIT NDAJ KAMPIONIT BULLGAR

Ballkani gati për sfidën e madhe

Fotot: FCBallkani/ fb

Ballkani gati për sfidën e madhe


11 July, 2023 @7:41

Kampioni i Kosovës duket të jetë gati për përballjen e sontme. Ballkani do të pres Ludogoretsin, në kuadër të ndeshjes së parë të raundit të parë kualifikues për Ligë të Kampionëve.

Skuadra suharekase ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë duel gjatë ditëve të kaluara, ndërsa në konferencën për shtyp të mbajtur dje, trajneri tiranas i ekipit Ilir Daja ka thënë se Ballkani do të luajë lojën e vetë dhe do të kërkojë shanset, përkundër forcës së kundërshtarit.

E për këtë Daja ka kërkuar të lihet shpirti në fushë.

Edvin Kuc

“Ne përfaqësojmë në këtë ndeshje jo vetëm Ballkanin, por futbollin e Kosovës. Do të jetë vështirë por për të arritur lojën më të mirë do të duhet të japin gjithçka nga vetja, më shumë se normalen, ose thënë në mënyrë popullore, lojtarët ta lënë shpirtin në fushë. Ndeshjet e vështira janë ndonjëherë më të bukura për tu luajtur, pasi që lojtarët fokusohen në detyrat e tyre taktike më shumë,” ka thënë ndër të tjera shefi tiranas i shtabit teknik të suharekasve.

Ludogoretsi në anën tjetër llogaritet favorit, nga secili. Edhe bastoret e kanë favorizuar pritshëm kampionin e shumëfishtë bullgar, ndërsa kuotat e tyre të vëna tregojnë fuqinë e mysafirëve.

Njëra ndër bastoret e njohura botërore, Bet365 fitores së Ballkanit i jep kuotë 4.33, barazimit sonte 3.6, derisa fitorja e kampionit të Bullgarisë llogaritet me 1.72.

Sa i përket golave të shënuara sonte, deri në 2 gola në ndeshje është dhënë kuota 1.85 ndërsa 3 e më shumë gola fitohet 1.95.

Armend Thaqi

Mirëpo, motivimi i ekipit pritet të jetë i lartë, gjë që do të mundësojë synimin e befasisë së madhe që në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

“Jemi në garën më prestigjioze dhe e dimë që këtu nuk ka ndeshje aspak të lehta. Sidomos për ne. Shpresojmë në paraqitje të mirë, të motivuar maksimalisht t’ia vështirësojmë gjithçka kundërshtarit,” ka thënë Armend Thaqi, krahu këmbëshpejt i Ballkanit që në stinorin e kaluar shënoi gol që mbahet në mend edhe nga UEFA-ja në kuadër të Ligës së Konferencës.

E kur kësaj i shtohet fakti se në Fadil Vokrri prej orës 20:45 pritet të jenë rreth 8 mijë adhurues futbolli me “Xhebrailat” në krye të këngës, befasia nuk do të mund të quhet edhe çudi e madhe. Por, arritja do të vlerësohet. Si do që të jetë rezultati sonte, vendimtarja më 19 korrik në Huvepharma Arena të Razgradit do të vendos kush shkon tutje.

Kurse trajneri i Ludogoretsit në konferencën për shtyp tregoi qartë ambiciet e skuadrat dhe sa mirë e njeh Ballkanin.

“I kam parë ndeshjet e Ballkanit në stinorin e kaluar, e njoh ekipin, nuk ka ndërrime pos Ermal Krasniqit që është larguar. Kjo na vështirëson punën shumë, mirëpo synimet i kemi si në secilin stinor, kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Kampionëve,” ka thënë Ivaylo Petev.

Sa do të bëhet nxehtë për Ludogoretsin sonte, do të shihet prej tribunave. E si do të jetë rezultati do të vendosin kampionët e Kosovës në fushë.

Enea Koliçi

 


 
Të gjitha lajmet nga